Ema Andrea dhuron emocione të forta tek ‘Dilema’, sa para fitoi dhe ku do t’i shpenzojë
Aktorja e dashur për publikun shqiptar, Ema Andrea, mbrëmë luajti te “Dilema” në Top Channel.
Ema luajti jo për vete por për fëmijët e ngujuar pasi paratë do t’u shkojnë pikërisht atyre.
Aktorja fitoi plot 2 milionë lekë ndërsa një natë më parë luajtën kampionët e sportit Luiza Gega dhe Izmir Ismaili të cilët fituan 1 milion.
Tanimë, shuma e 1 milionshit do t’i bashkohet 2 milionëve të Emës dhe të 3 milionët do të shkojnë për fëmijët e ngujuar.
Ema ka luajtur me mjaf emocion dhe në momente të caktuara ka përlotur publikun për faktin që dëshironte aq shumë të fitonte ca para më shumë për ata fëmijë të pafajshëm.
Faleminderit Eno Popi qe me dhe mundesine te bej kaq pak!
Posted by Ema Andrea on Thursday, November 29, 2018