Emina Çunmulaj, e nis shqipen e vajzës nga alfabeti

Thjeshtësia dhe çiltërsia janë dy ndër tiparet që e karakterizojnë modelen e njohur Emina Cunmulaj-n. Edhe pse bën një jetë luksose në SHBA, ajo asnjëherë nuk e ka harruar origjinën e saj.

Ajo ka një vajzë të vogël, mjaft të bukur, që nga videot që e shohim në Instagram, i flet gjatë gjithë kohës shqip. Madje, Ella Faria po mëson edhe alfabetin shqip.

Modelja ka publikuar një video në Instastory, ku shprehet shumë e lumtur që ajo po e mëson alfabetin përmes televizorit. Sa e mirë Emina, nuk e harron asnjëherë shqipen…

Share With:
Translate »
744 Views