Emina Çunmulaj për 8 Mars ndan me ndjekësit një kujtim nga fëmijëria

Modelja e famshme shqiptare Emina Çunmulaj është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndan çdo gjë me ndjekësit. Ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe duket se po i shijon në maksimum javët e fundit të shtatzënisë.

Sot bashkë më urimin e saj për ditën e gruas, ajo ndan me ndjekësit dhe një kujtim nga fëmijëria. Modelja shkruan se kthehej nga shkolla zakonisht në këmbë, gjithmonë në 8 Mars, ajo merrte lule rrugës që t`ja dhuronte nënës.

Emina e ka shoqëruar këtë urim me një foto të saj ku duket qartë barku i rrumbullakosur, të cilin e ekspozon vazhdimisht në postimet në Instagram.

Share With:
Translate »
926 Views