Shenjat e meningjitit që çdo prind duhet të dijë

Meningjiti bakterial është padyshim lloji më serioz i meningjitit, i cili shpesh mund të çojë në paaftësi fizike dhe mendore, madje deri në vdekje. Kjo sëmundje prek membranat e vendosura rreth trurit dhe palcës kurrizore.

Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçantë dhe kategoria më e rrezikuar ndaj saj janë foshnjat.

Shenjat:

Simptomat e meningjitit mund të shfaqen papritur ose pas disa ditëve. Ato zakonisht shfaqen 3 deri në 7 ditë pas infeksionit.

Shenjat e hershme të meningjitit përfshijnë:

  • Të vjella dhe marrje mendsh
  • Dhimbje koke dhe qafe
  • Dhimbje muskujsh
  • Ndjeshmëri ndaj dritës
  • Konfuzion
  • Duar ose këmbë të ftohta
  • Simptoma të mëvonshme përfshijnë kriza dhe koma

Bebet e vogla mund të:

  • Marrin frymë shpejt
  • Refuzojnë ushqimin dhe janë të acaruar
  • Qajnë shumë

Shkaqet dhe faktorët e rrezikut:

  • Meningjiti bakterial mund të shkaktohet nga një sërë bakteresh, të tilla si:
  • Haemophilus influenzae (H. influenzae) tipi B (Hib)
  • Grupi B Streptococcus
  • Neisseria meningitides (N. meningitides)
  • Streptococcus pneumoniae (S. pneumonia)
  • Listeria monocytogenes (L. monocytogenes)

BAKTERET QË SHKAKTOJNË MENINGJIT ZAKONISHT KALOJNË NGA NJË PERSON NË TJETRIN NËPËRMJET PËSHTYMËS, TESHTIMËS DHE KOLLITJES. POR, DISA LLOJE MUND TË PËRHAPEN EDHE PËRMES USHQIMIT.

Faktorët e rrezikut

Foshnjat janë më të ndjeshëm ndaj meningjitit bakterial. Faktorë të tjerë të rrezikut përfshijnë:

  • një defekt ose traumë anatomike, siç është fraktura e kafkës dhe disa lloje të operacioneve
  • një infeksion në zonën e kokës ose qafës
  • një sistem imunitar i dobët, si rezultat i gjendjes mjekësore ose trajtimit etj.

Share With:
Translate »
1644 Views