Emina tregon sekretin se si u rikthye direkt në formë pas lindjes së vajzës së dytë

Nuk është ndonjë çudi e madhe lajmi i rikthimit në formë në një kohë shumë të shkurtër pas lindjes. Për nënat e sotme jo. Mënyrat për ta marrë veten shpejt mund të jenë disa; të ushtruarit, dieta, lëvizjet e shumta, rikthimi në rutinë etj.

Por për modelen e njohur shqiptare, Emina Çunmuaj, “gara” për trup të bukur është e humbur që pa nisur. Që nga shtatzënia e parë me Ella-n, vajzën e madhe, por edhe me Mia-n, vogëlushen vetëm disajavëshe, Emina i ka ndarë me të gjithë sikletet dhe lumturitë e një nëne shtatzënë. Tani që familja e saj është bërë me dy bukuroshe, koha dhe dedikimi i saj i plotë është një “dietë” e vërtetë.

Siç ka treguar vetë modelja, as këtë herë, ajo nuk ka nisur palestrën, as aktivitetin fizik në natyrë, natyrisht nuk i është nënshtruar asnjë diete për të rrëzuar kilet e fituara gjatë shtatzënisë (ato pak kile), por është në super formë. Sekreti, në fakt, është shumë i shëndetshëm. Për të dhe për vogëlushen – ushqimi me gji.

Në një foto të fundit të modeles në Instagram, është i dukshëm rezultati edhe me bikini: “6 javë pas lindjes së Mia-s. Nuk kam filluar akoma palestrën, i vetmi aktivitet që po bëj është ushqimi me gji dhe është magjik…” – shkruan Emina pas kësaj fotoje.

Nëse e thotë dhe e tregon ajo, nuk ka vend për asnjë rrudhje buzësh… Nënë e dy fëmijëve, por me super trup, në super formë. Kijeni zili, por vetëm për gjenet dhe për jetën e shëndetshme. Kaq!

Share With:
Translate »
731 Views