Aksidenti tragjik në Lezhë, ndërron jetë te Trauma infermierja, në spital bashkëshorti, fëmija i mitur dhe vjehrra | Video

Ka ndërruar jetë te Spitali i Traumës në Tiranë një prej të plagosurve në aksidentin e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Kakarriqit.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se ka ndërruar jetë në spital shtetasja Marjeta Gjergji, infermiere e Maternitetit të Lezhës, pasi nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë plagëve të rënda.

Ndërkohë, të plagosur mbeten edhe bashkëshorti i saj, fëmija i tyre i mitur, dhe vjehrra e viktimës. Më herët, “BalkanWeb”solli pamje nga aksidenti tragjik, ku shiheshin se tre mjetet e përfshira në ngjarje thuajse ishin shkatërruar plotësisht.

 

Share With:
Translate »
524 Views