Emocionon Remzie Osmani: “Në dasmat e fëmijëve të dëshmorëve këndoj…”

Remzie Osmani është pothuajse e pranishme në shumë dasma, jo si mysafire, por si këngëtare, pasi është një nga më të kërkuarat.Duke qenë aq e kërkuar sigurisht se ajo është njëra ndër këngëtaret më të paguara të muzikës popullore. Por nuk është gjithçka paraja për Remzien, pasi që ajo ka thënë se shpeshherë shkon të këndojë pa para nëpër dasma. Për të lumturia e dikujt tregon shumë. “Unë shumë shpesh shkoj e këndoj pa para nëpër dasma. Janë disa fëmijë të dëshmorëve, të cilët janë fansa të mi, e për këtë arsye kam dëshirë të shkoj e të këndoj te ta pa para. Kur dikush është i lumtur, unë ndihem edhe më tepër”, ka thënë Osmani. Rikujtojmë se këngëtarja këto ditë do ta publikojë albumin e saj më të ri, në bashkëpunim me vëllanë e saj, Nexhat Osmanin.

Share With:
Translate »
877 Views