Emocionuese! Me vajzën në krah, reperi ulet në gjunjë dhe propozon për martesë të dashurën

4 korrik është një ndër ditët më të rëndësishme në SHBA, ku të gjithë qytetarët amerikanë festojnë ditën e pavarësisë. Pikërisht në këtë ditë, Chance the Rapper vendosi të ketë një moment romantik, pasi propozoi të dashurën e tij, me të cilën ka edhe një vajzë.

 

“Ajo tha PO” – shkruan reperi amerikan në një postim në “Twitter”, ku njofton se tashmë është i fejuar.

“Kirsten Katrina Corley, dëshiron të më bësh bashkëshort duke pranuar të jesh gruaja ime?” – i drejtohet reperi nënës së vajzës së tij, teksa qëndron i ulur në gjunjë me një unazë në duar.

Menjëherë vogëlushja e familjes, Kensliwho vrapon drejt prindërve, për të qënë dëshmitare e këtij moment magjik.

Tashmë s’na mbetet gjë tjetër, veçse të presim dasmën, që sipas  “Enews” do të jetë madhështore. /IS/

 

Share With:
Translate »
648 Views