Emrat e këtyre fëmijëve shqiptarë përfundojnë ne mediat botërore

Një shqiptar nga Kosova, tifoz i flaktë i “Arsenal” ka përfunduar në mediat e huaja për vendimin e tij për ta quajtur djalin porsalindur, Arsenal. Astrit Dervishaj është një tifoz i skuadrës angleze të futbollit Arsenal dhe nga “dashuria” e madhe për “The Gunners” i ka vënë djalit të sapolindur emrin Arsenal. Dervishaj zbuloi gjithashtu për ‘Goal’ se vajza e tij tre-vjeçare quhet Arsena, versioni femëror i “Arsenal” në shqip. Albulena, gruaja e Astrit Dervishaj tregoi se nuk kishte pasur debat midis tyre për vendosjen e këtyre emrave unikë për fëmijët e tyre. Në Kosovë ka shumë mbështetës të Arsenalit ndërsa Astriti u shpreh se është fans i Arsenalit që prej 20 vitesh. Çifti tregoi se nuk kishin në plane të bënin një tjetër fëmijë, por Astriti është shprehur se edhe nëse do të kishin një tjetër fëmijë do t’i vendosnin me siguri një emër që lidhet me skuadrën e Arsenalit.

Share With:
Translate »
1519 Views