Emri i djalit të Vedatit qenka puro shqiptar dhe kaq kuptimplotë, i kombinuar edhe ne vëllanë

Bashkëshortja e këngëtarit shqiptar ka ndarë para disa orësh lajmin e bukur që atyre u ka lindur fëmija i dytë. Siç dihej, është djalë dhe ajo e ka lindur në Amerikë. Vedat Ademi dhe bashkëshortja e tij Dorela kanë zgjedhur dy emra për djalin, Eren Nik. Për sa u përket emrave, me sa duket, çiftit i pëlqen të vendosë dy, një praktikë shumë e njohur jashtë Shqipërisë që ka nisur të zbatohet edhe këtu. Megjithatë emrat e tyre dhe pse tingëllojnë ndërkombëtarë kanë rrënjë të forta shqiptare. Djali i madh quhet Jon Art, ndërsa i vogli ka dy emra që kur shqiptohen bashkë tingëllojnë si lumi i Kosovës, Erenik, që është emër për shumë fëmijë të atyre trojeve. Ademi është nga Kosova, ndërkohë që Dorela është nga Shqipëria dhe fëmijët e tyre kanë një copëz kaltërsi nga të dyja viset shqiptare. 

Share With:
Translate »
1039 Views