Ja sa është paguar bebi diell në shfaqjen Teletubbies

Të gjithë i mbajmë mend Teletubbies, shfaqjen për fëmijë që nisi të transmetohej në vitet ’90. Tinky Winky, Dipsy, Laa-Laa dhe Po këtë vit kanë festuar 20 vjetorin. Shfaqja është nominuar dy herë për Daytime Emmy Aëards gjatë kohës së transmetimit, gje që vërteton popullaritetin e tij të madh.

Jess Smith luajti Bebin Diell që buzëqeshte në fillim dhe në fund të çdo episodi. Ajo e fitoi këtë rol duke u gjendur në vendin e duhur, në kohën e duhur. Gjatë një vizite në spital me mamanë e saj, buzeqeshja e Jess i ra në sy infermieres që ishte paguar nga Ragdoll Production që për gjetur një foshnje të buzëqeshur, shkruan opinion.al

Duke marrë parasysh faktin që fytyra e saj u përdor në plot 365 episode të Teletubbies, mund të mendohet se ajo dhe familja e saj janë kompensuar mjaft mirë gjatë këtyre viteve. E vërteta është se askush nuk e dinte që shfaqja do të bëhej kaq e suksesshme.

Familja Smith asokohe janë paguar vetëm $350 dhe një kuti me lodra. Ata janë larguar mjaft të kënaqur nga marrëveshja.

Ndërkohë Jess nuk ka asnjë inat me produksionin. “Jam e sigurt që jam kënaqur shumë me kutinë e lodrave,” tha ajo. “Askush nuk e dinte që shfaqja do të bëhej kaq e suksesshme dhe do transmetohej në të gjithë botën.”

Share With:
Translate »
820 Views