Ende nuk keni zbukuruar shtëpinë? Frymëzohuni nga familja Kardashian

Sezoni i festave të fundvitit nuk ka kuptim pa dekorimet e vajzave të familjes Kardashian. Ato gjithmonë i kushtojnë shumë vëmëndje detajeve dhe mundohen të futen sa më shumë në atmosferën e festave. Nëse keni nevojë për disa ide të reja dhe të veçanta, ju sugjerojmë t’i hidhni një sy zbukurimeve në shtëpitë e tyre për këtë vit. Kylie Jenner ka vendosur se për këtë vit tema e zbukurimeve do të jetë ngjyra gold. Pema duket madhështore dhe zbukurimet gjithashtu.

Siç e dimë të gjithë këtë vit erdhi në jetë vajza e Kylie-t, Stormi dhe këto festa janë të veçanta pikërisht sepse ajo do i festojë me familjen e saj të re. Për të thyer ngjyrën gold, ajo ka vendosur disa zbukurime në ngjyrë rozë. Një ngjyrë simbolike që ja dedikon vajzës së saj.

Përsa i përket motrës së madhe, Kourtney, ajo ka postuar një foto në ‘Instagram-in’ e saj ku tregon se është duke rinovuar shtëpinë për periudhën e Krishtlindjeve.

Më pas ka postuar një foto ku ka treguar dekorimet në shtëpinë e motrës së saj, Kendall. /revistawho.com

Share With:
Translate »
772 Views