“Jam një grua dhe nënë si të gjithë të tjera”

Jemi mësuar ta shohim Monica Bellucci-n në rolin e gruas joshëse, por kësaj herë do të vijë krejt ndryshe. Diva italiane do të interpretojë në një film horror.

Gjatë një interviste në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech, ikona e “bukurisë së përjetshme” tha se ka përfunduar xhirimet e filmit horror, të titulluar “Necromancer”. Gjithashtu aktorja tha se është e angazhuar edhe në disa projekte të tjera që kanë të bëjnë me filma të tjerë, kryesisht historikë.

Edhe pse për të gjithë emri Monica Bellucci personifikon bukurinë dhe shembullin e një gruaje të arrirë, ajo nuk ndihet aspak e tillë. 54-vjeçarja tha se shumë persona e shohin si ikonë kopertinash reviste, filmash, por në realitet ajo është një grua dhe nënë si të gjithë femrat e tjera.

Share With:
Translate »
690 Views