Ende pa lindur, Fatma merr dhuratën e parë për fëmijën që pret

Fatma Methasani ditë më parë, përmes një fotoje krah të dashurit të zemrës Alfios, na dha lajmin e bukur se po presin një fëmijë. Dyshja e njohur bëhen prindër për herë të parë dhe kjo gjë i ka gëzuar pafund.

Urimet qenë të shumta për Fatmën mbi pritjen e ëmbël, mirëpo duket se kanë filluar edhe dhuratat që tani. Përmes një postimi në instagram Fatma ka treguar se sapo mori dhuratën e parë për fëmijën.

Dhurata ka ardhur nga kunata e saj, motra e Alfios, e cila ka zgjedhur për fëmijën një arush të madh. Moderatorja e dashur për publikun nuk ka nguruar t’a falenderojë atë. “Ne kemi një hallë që na llaston me dhurata akoma pa lindur”,-ka shkruar Fatma në postimin që ka bërë.

Share With:



257 Views