Sa emocionuse: Almeda tregon momentin kur ushqeu me gji për herë të parë Efehanin

Almeda Abazi prej disa vitesh shijon dashurinë me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman. Fruti i dashurisë së tyre nuk vonoi të vijë në jetë. Dyshja u bënë prindër të Efehan pesë muaj më parë, dhe që atëherë ata kanë shijuar çdo moment me të voglin e tyre.

Në pesë mujorin e djalit, Almenda është bërë nostalgjike dhe është kthyer në kohë pikërisht tek momenti kur erdhi në jetë Efehan. Ajo ka postuar një foto mjaft të bukur, ku duken të dy prindërit teksa mirëpresin fëmijën në jetë. “Efehan është pesë muaj sot”,-ka shkruar Almeda në postimin e bërë.

Që prej lindjes së djalit Almeda nuk ka nguruar të na tregojë shumë momente të tilla, duke na bërë sadopak pjesëmarrës në gëzimin e tyre. Fotot me Efehan nuk kanë munguar edhe në rrjetin e saj social instagram, ku bukuroshja është shumë aktive.

Share With:
Translate »
468 Views