Ëndrra e çdo vjehrre! Sara Hoxha i bën një urim special gjyshes më “cool” të momentit, Xheraldinës

Ditën e sotme nëna e Ledri Vulës, Xheraldina, feston ditëlindjen. Në këtë ditë speciale Xheraldina ka marrë mijëra mesazhe urimi, duke qenë se edhe ajo vetë është mjaft e famshme si një personazh televiziv. Por sigurisht mesazhet më speciale të urimit ajo i mori nga Ledri dhe Sara, që së fundmi e kanë bërë gjyshe.

Ledri publikoi në rrjete sociale një foto të Xheraldinës nga plazhi dhe përkrah shkroi: “Gëzuar ditëlindjen gjyshe”.

Ndërsa Sara postoi në Instagram një foto të shkrepur në të shkuarën, që duhet të jetë bërë gjatë viteve të para të lidhjes së saj me Ledrin. Ajo shfaqet shumë e afërt me Xheraldinën, gjë që dëshmon se ato kanë pasur gjithmonë një raport perfekt si nuse dhe vjehrrë.

Gëzuar ditëlindjen gjyshja më cool dhe më e re në familjen tonë. Të dua shumë Xheraldina”, ka shkruar Sara. Me siguri një urim i tillë i bërë nga nusja do i shkrinte zemrën çdo vjehrre.

Kujtojmë se Xheraldina nuk është njohur ende me mbesën e saj, Poem Vula, sepse distanca po i mban larg njëra-tjetrës. Poem lindi në Gjermani dhe vogëlushja nuk e ka vizituar ende Kosovën, për shkak edhe të kushteve të pandemisë.

Ndërkohë disa javë më parë Xheraldina tregoi se ajo e thërret të vogël me përkëdheli Poi dhe se nuk ka pasur gisht në vendosjen e emrit të saj.

“Unë nuk kisha gisht në vendosjen e emrit të vajzës, doja që vetë mami dhe babi i saj ta merrnin këtë vendim. Ama unë i kam vënë një ‘nickname’ e thërras me përkëdheli Poi.”, u shpreh Xheri në emisionin “Live From Tirana

Share With:
Translate »
856 Views