Stormi bën 3 vjeç, Kylie zbulon videon me xhirimet e papublikuara të saj
Stormi sot feston 3-vjetorin e lindjes dhe Kylie e ka uruar me një video ku janë përmbledhur disa xhirime të patransmetuara më parë. Jenner shfaqet shumë e emocionuar duke treguar edhe njëherë sa e lidhur është me të bijën që po rritet shumë shpejt.
Po ashtu edhe Khloe Kardashian nuk ka vonuar të uroj mbesën e saj duke u shprehur se ndërkohë që publikon fotot po loton. Ajo ka publikuar gjithashtu një seri fotosh që siç duket i ka ruajtur për këtë rast. Në vazhdimësi priten edhe urime nga anëtarët e tjerë të klanit Kardashian-Jenner.
Festa e ditëlindjes ka nisur, por siç kuptohet do të jetë vetëm mes familjarëve për shkak të pandemisë.