Eranda Libohova foto nostalgjike, ja si dukej këngëtarja në klasën e parë

Sot është festa e mësuesit dhe të gjithë kemi kujtimet tona nga kjo ditë ose nga e gjithë periudha e kaluar në bankat e shkollës.

E mbani mend klasën e parë dhe mësuesen e parë? Këngëtarja Eranda Libohova po, madje ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi nga ajo periudhë. Në foto dallohen mësuesja e klasës së parë si dhe shokët e shoqet e saj.

“Dita e parë e shkollës, në klasën e parë… më e vogla e klasës se s’kisha mbushur as 6-vjeç. Gëzuar festën”, -ka shkruar këngëtarja bashkangjitur fotos së publikuar në “Instagram”.

Fansat e këngëtares kanë filluar aludimet për të gjetur se ku ndodhet ajo midis gjithë atyre fëmijëve. Po ju arrini ta dalloni Erandën në këtë foto?

Share With:
Translate »
1051 Views