Ermal Mamaqi rrëfen marrëdhënien me familjarët: Sa më shumë rriten fëmijët, aq më shumë dua prindërit

Ermal Mamaqi është një nga ato figura publike që të jep modelin e një personi të suksesshëm dhe shumë familjar. Gjatë programit te Ola, ai mori një videomesazh nga i vëllai që sigurisht ishte krejt ndryshe nga mesazhet që jemi mësuar të shohim. Ishte i mbushur me nota humori, ku vëllai i thoshte Ermalit se nuk pëlqen puna, por i intereson vetëm rroga. Këtë gjë Ermali e mohoi dhe zbuloi se Ermiri ka qenë në çdo hap të karrierës së tij dhe në serialin e ri ai është drejtori i marketingut.

Ermali shtoi se i vëllai është një profesionist shumë i mirë dhe se tani është gati që dhe Ermali të quhet vëllai i Ermirit, ndryshe nga sa ka ndodhur deri më sot ku thoshin, “Ermiri është vëllai i Ermalit”.
Ai është shumë i lidhur edhe me prindërit e tij dhe tha se mamaja është pika e dobët si në çdo familje. “Sa më shumë më rriten fëmijët, aq më shumë dua prindërit e mi”, u shpreh Ermali.

Ai tregoi se së bashku me Amin mundohen që fëmijët t’i mësojnë me idenë se të dy prindërit janë “një” dhe duhet të duhen njësoj. Teksa u pyet nëse ata do ta zgjerojnë familjen me një fëmijë të tretë, ai la të kuptohej se ende nuk e kanë vendosur.
Në fund të intervistës Ermali këndoi “Do të vij të dielën” me vëllezërit korçarë, këngë të cilën e ka kënduar me Dr. Florin.

Share With:
Translate »
1289 Views