Kollë kronike në shtatzëni: Cilat janë shkaqet dhe si trajtohet?

Imuniteti dobësohet shumë lehtë gjatë shtatzënisë për shkak të ndryshimeve në trup

Nëse ju shfaqet një kollë e zgjatur, kronike, është e rëndësishme të kërkoni ndihmën e mjekut.

Nëse kolliteni gjatë gjithë shtatzënisë, edhe pse nuk jeni e sëmurë, mund të keni një kollë kronike që ka të bëjë me shtatzëninë, transmeton Telegrafi.

Shoqata Amerikane e Shtatzënisë thotë se sistemi juaj imunitar ndoshta do të ndryshojë gjatë shtatzënisë, që do të thotë se do të bëhet më e vështirë për të luftuar mikrobet që mund të çojnë në një kollë afatgjatë.

Kur kolliteni shumë gjatë shtatzënisë, kjo mund të jetë për shkak se jeni të ekspozuar ndaj një numri më të madh të infeksioneve alergjike dhe sëmundjeve virale.

“Shumë ndryshime fiziologjike ndodhin gjatë shtatzënësisë në mënyrë që trupi të përshtatet me fetusin në rritje. Gratë shtatzëna kanë një ndjeshmëri të shtuar ndaj kollës dhe supozohet se në këtë mënyrë nëna mbron veten nga ngufatja”, tha Dr. Pease Banks.

Ka faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në shfaqjen e kësaj gjendjeje.

“Gjatë shtatzënisë, mukoza në hundë është më e fryrë, sepse niveli i gjakut dhe plazmës është i rritur, por edhe gjithashtu për shkak të disa ndryshimeve hormonale. Për këtë arsye, mund të keni rrufë ose bllokim të hundës dhe kjo mund të irritojë receptorët e kollës”, tha Loren Demostenes nga Babyscripts.

Gratë që kanë konsumuar më parë duhan mund të kenë ulje të refluksit të kollës, e cila çon në kollitje të shtuar gjatë shtatzënësisë.

Si trajtohet?

Trajtimi, natyrisht, varet nga shkaku i kollës.

Antihistaminikët rekomandohen për simptomat e alergjisë. Për ata që kanë hundë të rrjedhshme, një spërkatës që përmban kripë mund të jetë i dobishëm.

“Për simptomat e ftohjes përdoren pikat kundër kollës, Benzonatat ose Robitusin. Nëse shkaku i kollës është një infeksion i frymëmarrjes, trajtimi ndoshta duhet të bëhet me antibiotikë dhe pacientja duhet të vizitojë mjekun e saj”, tha Dr. Banks.

Share With:
Translate »
79 Views