Ermali di të jetë serioz kur bëhet fjalë për gruan e jetës, kështu e uron për ditëlindjen
Nuk qenkemi të vetmit, që sa më shumë rritemi, aq më shumë i duam prindërit.
Kur ishim të vegjël, zgjidhnim që të dilnim me shokët apo shoqet, e jo me prindërit, se ne nuk ishim më fëmijë që ata të na shoqëronin kudo. Por tani që jemi rritur dhe kur kthejmë kokën pas, ndjejmë një lloj pendese, sepse që tani kemi shumë nevojë për të qëndruar pranë tyre, koha është në disfavorin tonë: nuk mund që qëndrojmë me prindërit, aq sa ne do të dëshironim.
Në një kohë kur dita ëshë e mbingarkuar me punë, aktivitete të ndryshme, zakonisht ato që na bëjnë bashkë të gjithëve në familje, janë festat dhe sot është një nga këto ditë edhe për moderatorin Ermal Mamaqi.
Mamaja e tij feston ditëlindjen. Ermali është nga ata persona që nuk e shprehin shumë dashurinë në publik, por kur bëhet fjalë për nënën e tij, gjërat ndryshojnë.
Ai ka zgjedhur që t’i bëjë një urim publik nënës së tij, i cili ndryshe nga postimet e tjera në Instagram, nuk ka aspak me nota humori, por fjalë shumë të ndjera për gruan që këto 35 vite e ka dashur po njësoj.
“Një nga njerzit më të ndjeshëm dhe më të dashur në planet,sot ka ditlindjen. Është njeriu që më do njësoj dhe pa kushte kto 35 vitet e fundit. Gëzuar Mami. Si është jeta…Sa më shumë që rritet më rritet djali, aq më shumë i dua prindërit..”, shkruan ai.