Makina del nga rruga, 8 të plagosur, mes tyre 5 fëmijë

8 persona, 5 prej të cilëve fëmijë të moshës 8 – 9 vjeç kanë mbetur të plagosur këtë të premte në Gramsh.

Ata udhëtonin me një Fuoristradë me targë AA 572 EZ, kur makina doli nga rruga në fshatin Bërsnik i Sipërm.

Në timonin e makinës ishte një 30 – vjeçar me iniciale K.D. I riu, banues në fshatin Posnovisht mësohet se ka marrë dëmtime serioze dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërsa të lënduarit e tjerë fatmirësisht nuk paraqesin rrezik për jetën. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gramshit.

Të lënduarit janë nga kjo ngjarje janë: N.H., 55 vjeç, M.A., 25 vjeç, K.F., 9 vjeçe, E.V., 8 vjeçe, A.Sh., 8 vjeçe, L.V., 10 vjeç dhe H.V., 9 vjeçe.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti. Aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, që po punon për përcaktimin e shkaqeve.

Share With:
Translate »
701 Views