Eva Longoria drejt fundit të shtatzënisë, shihni se çfarë bën…

Aktorja simpatike Eva Longoria është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe teksa po shijon maksimalisht këto momente të paharrueshme në jetën e saj, ajo ka menduar ta bëj edhe më të ëmbël pritjen.

Aktorja 43 vjeçare ka shijuar disa momente relaksi në plazh, teksa ka publikuar në rrjetin social “Instagram” edhe disa fotografi për ndjekësit e shumtë. Eva Longoria ka publikuar disa foto me bikini ku nxjerr në pah edhe barkun, i cili tregon qartë që ajo është drejt fundit të shtatzënisë.

Gjithashtu, aktorja amerikane ka përdorur edhe aplikacionet e “Snap Chat”, çfarë është shndërruar shumë në modë. Eva Longoria u martua me meksikanin Jose Baston në vitin 2016 dhe tashmë janë në pritje të ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë. /J.K

Share With:
Translate »
767 Views