12 vite që nuk flet me babain, thirrja e djalit për Edi Ramën: “Ke afat 72 orë…”

Babë e bir që prej 12 vitesh nuk flisnin me njëri-tjetrin, janë përballur live në emisionin ‘Me zemër e hapur’ në ‘News24’.

Drama në familjen Memaj nisi para 10 viteve, kur ata braktisën Pukën për një jetë më të mirë. Në kryeqytet u përballen me varfëri të tejskajshme. Kjo varfëri bëri që djali me i vogël, Demiri të binte pre e vjedhjeve, ndaj edhe ka bërë më shumë se 12 vite burg në periudha të ndryshme, ndërsa u largua edhe nga shtëpia e tij, duke i shkëputur kështu lidhjet me nënën dhe babain. Gjatë fjalës së tij në emision, Demiri nuk fajësoi babain e tij për situatën në të cilën ndodhet, duke shtuar se nga shtëpia iku pasi nuk donte që t’u bëhej barrë dy prindërve të varfër. Ndërkohë babai i tij theksoi se nuk mund ta ndihmonte djalin, pasi nuk kishte mundësi ekonomike.

“Nuk kemi pasur grindje mes të dyve. Ai tha; ju jeni dy pleq, s’mund tua ha atë kafshatë bukë. Ne i thamë; ‘pse ikën, ha një kafshatë me ne’. Si kam folur se kam halle. Për ça t’i jap dorën Demirit”, pohoi ai.

Ndaj sot, pas 12 vitesh heshtje, ata vendosën që t’i dilnin përballë, por në fund të emisionit nuk pranuan që t’i jepnin dorën njëri-tjetrit. Mes të tjerash 32-vjeçari i bëri një thirrje të fortë live kryeministrit Edi Rama, që ky i fundit ta ndihmonte me një banesë sociale, pasi ai do të bënte një akt të shëmtuar. Ndonëse nuk e tregoi planin që kishte menduar, i riu tha se do shtrihej para rrugës kur të kalonte makina e Ramës, ndërsa i dha një afat 72 orë.

“Nuk lindin të gjithë të pasur. Nuk më ka larguar babai nga shtëpia. Unë ika se doja të çaja disi në jetë. Kam trokitur në zyrat e punës, që mos të shkojë në vepër penale. Kur dola nga burgu më çuan në Mal të Zi në një qendër të dërguarish, por unë nuk kam qene përdorues i lëndëve narkotike. Më pas më gjetën një punë në një firmë pastrimi-gjelbërimi në Tiranë. Punova 4 muaj, por firma u mbyll. Më pas u futa në borxh shumë. Më ka ndihmuar edhe vëllai im, por s’ka lekë as ai. Pastaj trokita tek banesat sociale. Aty me dëgjuan, por nuk kishin si të më ndihmonin. U thash; mos kini merak për mua, mos më mëshiro dhe mos u hidhëro, pasi ky ishte fati im. Në vitin 2006 u vunë psikolog. Si mund të lësh në burg një 14 vjeçar që ka kryer 4-5 vrasje, dhe ishte dënuar me burg përjetë. Imagjino. Jam regjur me këshillat e psikologëve, tamam si ato të politikanëve. Kam tentuar të vras veten, të presë damarët. Madje dhe të vetëvarem me litar. Dorën Pjetrit ia dhëntë zotit, këtij dhe familjes së tij. Deri sot i mbaj unë përgjegjësitë dhe fajet për arsyet se pse nuk kam ardhur në një emision. Po i jap afat prej 72 orë kryeministrit Edi Rama që të më japë një banesë sociale. Tek e kundërta kryeministri Rama ka për të qenë prezent për një akt të shëmtuar të jetës time. Kur të kaloi rrugën tek ‘News24’ mua ai ka për të parë të shtrirë në rrugë”, tha Demiri. Teksa dha mesazhin e tij Demiri Memaj u largua nga studio ende pa u mbyllur emisioni dhe nuk pranoi t’i jepte dorën babait të tij.

Share With:
Translate »
769 Views