Eva Longoria shkëlqen nga shtatzania

Aktorja Eva Longoria u bë e njohur për publikun shqiptar nga seriali i famshëm “Shtëpiake të dëshpëruara”. E bukur, e ëmbël dhe shumë komike ajo bëri për vete një numër të madh njerëzish. Aktorja e famshme është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe duket më e bukur se kurrë më parë.

Eva ka postuar një video të shkurtër, e veshur me një fustan të verdhë, ku i duket qartë barku i rrumbullakosur dhe duket shumë e lumtur duke vallëzuar. Në përshkrimin e videos ajo lajmëron për daljen e filmit “Overboard’, ku ajo interpreton pranë Anna Faris dhe Eugenio Derbez.

Ajo po shijon pushimin absolut, në pritje të lindjes, mes Miami-t dhe Los Angeles-it, ku jeton një shtëpi ëndrrash që kap vlerën e 13.5 milion dollarësh.

Share With:
Translate »
688 Views