“Kur flasim në telefon bllokohem…”, Big Basta uron të atin për ditëlindje

Big Basta, reperi i njohur, i cili prej kohësh është zhvendosur në Zelandën e Re së bashku me Vesën dhe djalin e tij ka bërë një urim plot ndjenjë për babain e tij me rastin e ditëlindjes.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, reperi shkruan se do donte shumë që të ishin bashkë dhe të festonin dhe gëzonin pafund!

POSTIMI I PLOTË

“Babi im Niazi Xhari ke ditelindjen sot… Do doja shume qe te ishim bashke ta festonim bashke dhe te gezonim pafund! Je nje njeri shembullor dhe mbi te gjitha nje baba i perkryer, i gatshem ne cdo sekond per tu gjindur me pozitivitet prane nesh. E di qe nuk i ke qejf urimet me facebook apo instagram por une jam ketej dhe nuk e shpreh dot ndryshe, se kur flasim ne telefon bllokohem dhe sme dalin fjalet e bukura. Te dua shume dhe Liani te do shume gjyshi dhe babai me i mire ne bote! Gezuar 32 vjetorin! Edhe 100 vite lumturi dhe me niper e mbesa prane!,”-përfundon reperi.

Share With:
Translate »
653 Views