Familja Morina në zi/ Nëna nga Kosova hyn të shpëtojë djalin, mbytet në pishinë bashkë me të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në lagjen Lachine të Montrealit, Kanada, ku një nënë 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar kanë humbur jetën tragjikisht në një pishinë private.

Viktimat janë identifikuar si Elzina Halit Ramosaj dhe djali i saj i vogël, Eloni.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, foshnjë dhe njerëz duke buzëqeshur

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se fëmija ka rënë aksidentalisht në pishinën e shtëpisë ku jetonte familja, ndërsa e ëma ka tentuar ta shpëtojë, por fatkeqësisht të dy kanë humbur jetën.

Autoritetet kanadeze kanë konfirmuar vdekjen e nënës dhe fëmijës në vendin e ngjarjes.

Tragjedia ka tronditur jo vetëm komunitetin shqiptar në Kanada, por edhe qytetin e Deçanit.

“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!”, ka shkruar Ramosaj në një postim të tij.

Share With:
Translate »
76 Views