Sa qenka rritur/ Vajza e Arta Bajramit shkëlqen si semimatuarante!

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka emocionuar ndjekësit me një postim dedikuar vajzës së saj, Viktoria, e cila ka festuar semimaturën.

Në një postim në Instagram, Arta shkruan për rritjen, përkushtimin dhe krenarinë që ndjen për vajzën e saj:
“Ti je krahu ynë i djathtë – përkrah nesh në çdo sfidë, çdo ditë, me zemër të madhe dhe shpirt të fortë.”

Ajo ndau edhe një foto nga semimatura e Viktorias, e cila shkëlqen me një fustan të zi elegant.

“Jemi pafund krenarë për ty – për dashurinë, përkushtimin dhe pjekurinë që tregon në çdo hap të jetës. Të duam shumë!” – përfundon Arta, duke nënvizuar mbështetjen e pakusht për vajzën e saj në çdo ëndërr që ndjek.

Urime dhe suksese në vazhdim për Viktorian!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arta Bajrami (@iamartabajrami)

Share With:
Translate »
83 Views