Familja Cooper në shëtitje do t’ju zbukurojë ditën…

Supermodelja Irina Shayk dhe aktori Bradley Cooper kanë qenë mjaft të rezervuar për sa i përket lindjes së vajzës së tyre Lea. Prindërit e rinj kanë preferuar që të mos e ekspozojnë shumë vogëlushen e tyre disamuajshe. Edhe gjatë shtatzënisë, Irina nuk e ka treguar asnjëherë barkun e saj të rrumbullakosur, pavarësisht se paparacët ia kanë dalë ta fotografojnë supermodelen. Gjithsesi, Bradley dhe Irina dalëngadalë kanë filluar ta tregojnë, Lea-n. Aktori është shfaqur me të bijën teksa shëtisnin të dy në park. Lea është një topolake e bukur, që ka marrë nga të dy prindërit bukurinë e tyre.

Share With:
Translate »
637 Views