Familja mbijetoi në xhungël me insekte dhe fruta, pasi ia mbathi nga sulmuesit

Një çift i zhdukur, së bashku me dy vajzat e vogla u gjetën të gjallë pas tre ditësh që qëndronin në xhungël.

Ata u sulmuan nga piratët amazonianë dhe në përpjekje për të shpëtuar u hodhën nga anija dhe u fshehën në xhungël ku u ushqyen me insekte dhe frutat.

Policia e Brazilit njoftoi se personat që vidhnin anijet mbajtën peng ekuipazhin dhe pasagjerët. Pas disa orësh kërkime, familja Harteau nuk gjendej askund.

Adam dhe Emily Harteau me vajzat e tyre, 3 dhe 7 vjece ia mbathën me një makinë por u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë dërguar menjëherë në spital pranë zonës për të bërë një kontroll të përgjithshëm.

Share With:
Translate »
741 Views