Familja Meta nisin pushimet në Sarandë

Mbrëmjen e kësaj të diele, Presidenti Ilir Meta i ka lënë statuset politike, për të ndarë me ndjekësit se po pushon me familjen në bregdetin e Jugut.

Me tre fëmijët dhe bashkëshorten Monika Kryemadhi, Meta poston dy foto nga Kalaja e Lëkurësit, në Sarandë.

“Një mbrëmje të këndshme për të gjithë me familjet tuaja ju uroj nga Kalaja e Lëkurësit në Sarandë”, shkruan Meta në Facebook.

Meta poston foton me familjen nga Saranda, një ditë para votimit

Dhe ky postim vjen një ditë para se Kuvendi të vendosë përfundimisht për shpëtimin e tij nga shkarkimi. Në raportin final pati dy qëndrime të ndryshme, mazhoranca u tërhoq me arsyen se ‘shkeljet nuk janë të rënda sa për të justifikuar sharkimin e tij’, ndërsa opozita parlamentare nuk ndryshoi mendim.

Shkarkimi i Metës u kërkua lidhur me vendimin tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Share With:
Translate »
484 Views