Klea Huta na tregoi se si ndryshon jeta e Instagram-it nga ajo realja për një nënë!

Në fillim të muajit qershor, moderatorja Klea Huta dhe producenti Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë të një djali të cilin dyshja e pagëzoi me emrin e veçantë Krid.

Bebushi është kthyer në kryefjalën e ditës së çiftit dhe Klea ka treguar se është bërë tashmë një mama “e fiksuar”, që s’e lë në asnjë moment vetëm birin e saj.

Moderatorja ndihet në kulmin e lumturisë dhe ka treguar se jeta për të sapo ka filluar!

Duhet ta pranojmë se përtej asaj që reklamon çdo nënë në rrjetet sociale, prindërimi është një detyrë e vështirë që kërkon kohë, përkushtim e shpesh mund.

Këtë na e ka ilustruar më së miri Klea ditën e sotme, duke shpërndarë dy foto në Instagram ku tregon se çfarë ndan me ndjekësit në rrjetet sociale dhe çfarë fshihet pas fotos.

Respektivisht, në foton e parë shihet moderatorja duke buzëqeshur dhe Kridi në makinë, kurse te fotoja e dytë shihen të dy në makinë, ku Klea është duke e ushqyer të voglin.

Përpos të gjithave duhet ta pranojmë se fotoja e dytë na pëlqeu më shumë.

View this post on Instagram

Klea dhe Krid 👩‍👦

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Share With:
Translate »
1267 Views