Reagimi emocionues i fëmijëve kur mësojnë gjininë e anëtarit të ri të familjes | Video

Një djalë katërvjeçar u zhgënjye kur prindërit e tij zbuluan se ai së shpejti do të ketë një motër të vogël. Sapo mori lajmin, ai shpërheu menjëherë në lot.  

Jimmy Elfarra, nga San Marcos, shpresonte me padurim që prindërit e tij t’i jepnin një vëlla të vogël.

Babai i fëmijëve e kishte përgatitur në një mënyrë të veçantë thënien e lajmit duke i marrë një torte fëmijëve të tij. Por kur babai, Wissam kishte prerë tortën për të parë nëse ishte ‘djalë apo vajzë’ dhe zbuloi kremin e kuq, Jimmy nuk ishte i lumtur. Por e kundërta ndodhi me motrën Nora. 7- vjeçarja u gëzua pa masë saqë nuk ndalej para vëllait të saj të vogël.

“Nuk u dëshpërua se do të ketë motër, por u ndje se Nora fitoi dhe ai humbi”, ka shkruar nëna tij në përshkrimin e rastit.

Share With:
Translate »
799 Views