Fansat masakrojnë me komente blogeren e njohur “Je nënë e keqe”, flasin mjekët pediatër

Në qoftë se jeni të apasionuara pas tendencave të fundit të modës, nuk mund të mos keni vizituar blogun apo profilet në Facebook dhe Instagram të Chiara Ferragni-t. 31-vjeçarja italiane është bërë e njohur për publikun që prej vitit 2009, vit në të cilin ajo hapi për herë të parë ‘’TheBlondeSalad.com’’, sitin e preferuar të shumë femrave, që vazhdon t’i sigurojë të ardhura marramendëse, duke u shpallur për të disatin vit radhazi, fashion blogger me më shumë influencë në fushën e modës.
Prej pak muajsh, ajo është bërë mama e një djali të quajtur Leo, po aq i njohur sa dy prindërit, pasi është gjithmonë i pranishëm në llogarinë në Instagram të Chiara-s. Së fundmi, fashion bloggerja ka vendosur të pushojë së bashku me familjen. Në videon që ka shpërndarë në Instagram, duket edhe vogëlushi 3-muajsh në prehërin e mamasë së suksesshme,e cila ka vendosur të përdorë syze dielli për ta mbrojtur nga dëmtimi i tyre.

chiarababis

Megjithatë kjo zgjedhje nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e saj, që e kanë konsideruar të papërgjegjshme dhe nënë të keqe.
Pas histerisë kolektive në Instagram dhe mediume të tjera sociale, kanë reaguar edhe mjekët pediatër. Këta të fundit janë shprehur totalisht përdorimit të syzeve të diellit tek fëmijët nën 1 vjeç pasi vonojnë dhe dëmtojnë, qendrën e shikimit. Kështu që nëse po bëheni gati për pushime, bëni mirë t’i harroni syzet e diellit për fëmijët e kësaj moshe.

Share With:
Translate »
675 Views