Fansja ankesë për gjestin e Miriamit, këngëtarja justifikohet: “Shpresoj të na mirëkuptosh…”

“The Voice Kids” ka fituar një popullaritet goxha të madh, sidomos tek fëmijët të cilët janë dhe kryefjala e këtij edicioni. Duke qenë kështu, vazhdimisht kemi parë që publiku të mbushet plot e përplot me fëmijë të cilët kanë nisur t’i kenë edhe idhuj anëtarët e jurisë.

Megjithatë duket se një situatë e pakëndshme ka ndodhur pas emisionit të kësaj të premteje. Siç tregon edhe një komentuese në një foto të Miriam Canit, shumë fëmijë kanë dashur të bëjnë foto me anëtarët e jurisë pas emisionit por ata janë larguar menjëherë nga skena duke lënë një shije të shëmtuar, siç thotë ajo.

Por Miriam është munduar t’ja shpjegojë se kjo nuk ka qenë mosdëshirë por siç është provuar nga e shkuara, ka qenë e pamenaxhueshme të kontrollohet situata, duke i dhënë gjithsesi të drejtë komentueses për çfarë ka shkruar.

Share With:
Translate »
979 Views