Fantazia e kësaj vajze, realizoi kartolinën më të bukur të Krishtlindjeve

Tani që Dita e Falenderimeve ka kaluar, po futemi në një tjetër sezon festash, atë të cilin të gjithë e presim me padurim. Pas gjithë asaj kohe në punë, shkollë dhe angazhimeve të tjera ka ardhur koha për të menduar për kartolinat e Krishlindjes. Vajza e vogël e familjes së madhe Seaëright, Emili, kishte një ide shumë të bukur që nuk nguroi t’ia shprehte familjes së saj. Kjo familje përbëhej nga 5 persona, njëra nga motrat ishte e fejuar, tjetra ishte në pritjen e ëmbël të fëmijës së dytë, prindërit e saj që ishin shumë të emocionuar për këtë dhe në fund vinte Emili që i gëzohej vetes. Për këtë arsye ajo kishte menduar që të realizonte një fotografi, ku secili prej çifteve të mbante nga një kartë në dorë, ku shkruhej nga një fjalë që përshkruante më së mirë secilin prej tyre. Ishte shumë e bukur të shihje portretin e gjithë familjes, të bashkuar dhe shumë qesharake në një farë mënyre. Sapo kjo foto u publikua, filloi të pushtonte menjëherë të gjithë rrjetin dhe komentet që mori ishin shumë pozitive. Gjithashtu mamaja e Emilit u shpreh shumë e emocionuar për këtë fakt dhe se ideja e Emilit ishte vërtetë e mirë. Në fakt ajo shtoi që ishte e vetmja ide që u propozua nga e gjithë familja dhe si pasojë e kësaj të gjithë ishin dakort. Në foto Emili duket e veçuar nga të tjerët, por ajo që thoshte mamaja e saj nuk përputhej fare me këtë. Ajo tha që Emili ndihej më e gëzuar se kurrë, për vetë faktin që të jesh fëmijë i vetëm do të thoshte shumë për të dhe se tashmë ajo kishte më shumë hapsirë se kurrë më parë. /Kids’Time/

Share With:



436 Views