“Scooby-Doo” rikthehet me një ndryshim të madh

Skuadra e Scooby-Doo, ose të paktën disa nga skuadra e Scooby-Doo, do të rikthehen në aksion vitin e ardhshëm. “Warner Bros.” njoftoi se filmi i ri i animuar do të debutojë në ekranin e madh në vitin 2018. Daphne dhe Velma do të shërbejnë për historinë origjinale si dy anëtaret femra të skuadrës Scooby-Doo, ku do të mungojnë meshkujt.

 Historia e Daphne dhe Velmas do të zhvillohet përpara se të bashkoheshin me Scooby-Doo dhe skuadrën. Daphne dhe Velma janë dy adoleshente misterioze, të cilat janë shoqe të ngushta, por janë takuar vetëm online, deri më tani. Daphne është transferuar në shkollën e teknologjisë së Velmas. Daphne dhe Velma nisin hetimin se çfarë po shkakton zhdukjen e disa nga nxënësve më të mirë në shkollë.
Share With:



416 Views