‘Fast food’ më i njohur në botë detyron 14-vjeçaren të hajë në mes të të ftohtit

McDonald’s, rrjeti më i njohur i fast food në botë është akuzuar pasi ka detyruar një vajzë të hajë ushqimin e saj jashtë në temeperatura të ulëta sepse kishte veshur uniformën e shkollës.

“Lucy Haffenden, 15 vjece dhe shoqja e saj u nxorrën jashtë dyqanit në Erith, pak pasi zunë një vend”, rrëfeu babai i vajzës.

Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 6 të pasdites. McDonald’s ka thënë se gjithë fëmijët, të cilën veshin uniformën e shkollës janë të ndaluar të hanë aty në mënyrë që të luftojnë sjelljen anti-shoqërore.

Sipas TheSun, babai i Lucy e ka konsideruar këtë gjë të shëmtuar pasi nuk ka asgjë të gabuar që vajzat të zbatojnë rregullat e shkollës. Ai e quajti këtë një mënyrë të turpshme të trajtimit të klientëve.

Share With:
Translate »
731 Views