Fëmija 5 vjeç lihet i mbyllur në dollap për vite me vetëm 1 fetë bukë në ditë

Vëllezërit dhe motrat e një 5 vjeçari, i cili u la në gjendje të rëndë urie dhe i mbyllur brenda një dollapi rrobash, kanë treguar se i kanë dhënë bukë fshehtas për ta mbajtur gjallë.

Jordan, tani 9 vjeç, u detyrua nga njerka e tij, Tammi, 37 vjeçe, për të fjetur në atë që familja e quajti “dhomën e Harry Potter” në shtëpinë e saj jashtë Houston, Teksas.

Hapësira e vogël e kishte ekspozuar atë ndaj gozhdëve dhe instalimeve elektrike.

Mjekët thanë se djali i abuzuar, i cili peshonte vetëm 13 kg në atë kohë, thuajse vdiq nga uria. Ata e krahasuan gjendjen e keqtrajtimit me një të mbijetuar të Holokaustit.

Sot, vëllezërit e motrat e tij Allison dhe Cody kanë kujtuar momentin kur hapën dollapin dhe lajmëruan policinë, duke shpëtuar jetën e tij.

Cody tha se ai ishte tmerruar kur ai një ditë hapi dollapin dhe pa Jordan në atë gjendje.

Ai i tha Sun Online: ‘Fytyra e tij ishte e tëra me puçrra. Goja e tij ishte e shkumëzuar. Unë kurrë nuk kam parë në jetën një person në gjendje kaq të keqe. Nëse nuk do ta merrnim atë, nuk mendoj se ai do të kishte mbijetuar”.

Prokurorët më vonë zbuluan se Jordan nuk i lejohej të hante në tryezën e darkës me vëllezërit e motrat e tij – të cilët ishin të gjithë fëmijët e Bradley Bleimeyer.

Atij i ishte dhënë vetëm një fetë bukë për të ngrënë në ditë, e cila do të hiqej nëse nuk e hante aq shpejt sa duhet.

Djali dyshohej se ishte droguar nga babai i tij për ta mbajtur atë të qetë kur vinin mysafirë.

Bleimeyer u arrestua dhe u akuzua në shkurt 2015. Ajo u dënua të hënën me 15 vite burg.

Jordan është bashkuar me nënën e tij biologjike Wendy Hall, ndërsa CPS mori kujdestarinë e fëmijëve të tjerë të Bleimeyer.

Share With:
Translate »
795 Views