Cigaret elektronike sëmurin rëndë nxënësit në shkollë

Nxënësit në një shkollë të Skocisë janë sëmurur rëndë pas konsumimit të lëngut që vendoset brenda cigareve elektronike.

Akademia Dingwall i ka dërguar letra në shtëpi studentëve për ti paralajmëruar se lëngu është “shumë toksik dhe mund të jetë fatal”.

Shenjat e para që sjell lëngu aromatik përfshin vjellje dhe marramendje.

“Gjatë dy ditëve të fundit, ne kemi patur një numër të vogël incidentesh ku nxënësit janë sëmurë rëndë në shkollë. Ne besojmë se sëmundjet mund të jenë shkaktuar nga individë që përdorin lëngun e cigares elektronike, e cila është shumë e rrezikshme”, tha një zëdhënëse e shkollës.

Ajo shtoi se presin këshilla të mëtejshme nga mjekët dhe policia për dëmin që shkakton konsumimi i atij lëngu.

Share With:
Translate »
574 Views