Fëmija “alien” ndërron jetë
Megjithatë, foshnja pa emër, i cili gjithashtu nuk kishte veshë, vdiq një ditë pasi u lind në shtëpinë e nënës Karishma në Aligarh, një fshat i largët në Uttar Pradesh, të Indisë veriore.
Nëna e tronditur nuk e kishte ushqyer fëmijën, ndërkohë që e shihte vazhdimisht e fikësuar gjatë gjithë kohës. Fshatarët mësynë në shtëpinë e familjes, me pretendimin se fëmija ishte “alien”.
Karishma tha: “Ai merrte frymëmarrje siç duhet dhe ishte i shëndetshëm. Ai kishte gjymtyrë të shëndetshme, por fytyra e tij nuk ishte formuar siç duhet.
U trondita aq shumë saqë nuk mund të guxoja të ushqeja me gji. I kishim dhënë qumësht me një lugë. Ai po bëhej më mirë dhe flinte, por nuk u zgjua të nesërmen në mëngjes”.
Djali i lindur nga Karishma dhe i shoqi, Arshad, i cili gjithashtu ka një vajzë dyvjeçare, ishte konsideruar si “alien” nga fshatarët për shkak të vështrimit të tij misterioz.
Arshad, babai i fëmijës tha: “Lindja e tij ishte vullneti i Perëndisë dhe ai e mori prej nesh, nuk kemi ankesa”.