“Fëmija erdhi skelet”/ Punonjësja e “Shtëpisë së Foshnjës” tregon rastin tronditës: Kur nëna erdhi ta takonte…
“Punë Pa Teka” filloi ditën e sotme sezonin e saj të dytë në ekranin e Top Channel, ku këtë herë gazetarja Kristi Gongo u bë punonjësja më e re e “Shtëpisë së Foshnjës”.
Gjatë punës Kristi diskutoi edhe me punonjëse të tjera, ku u përball me një rrëfim tronditës, të një prej fëmijëve.
“Unë kam një rast konkret të një fëmije që është këtu. I është marrë nënës sepse nuk dinte të kujdesej. Këtu fëmija ka ardhur në një gjendje shëndetësore shumë të keqe, pothuajse një skelet. Fëmija ka qenë rreth një vjeç kur ka ardhur këtu”, tha punonjësja e “Shtëpisë së Foshnjës”.
Ndër të tjera ajo tregoi se nëna biologjike ka ardhur ta takojë vogëlushin pas 6-7 muajsh, teksa ky i fundit nuk ka dashur ta takojë për shkak të frikës.
“Nëna biologjikë ka ardhur pas 6-7 muajsh për ta takuar. Kuptova që fëmija nuk donte ta takonte jo sepse nuk e njihte, por ndjente si frikë nga nëna. Mendoj që i kujtoheshin momentet që ka kaluar”, tha punonjësja e jetimores”, u shpreh tha “Shtëpisë së Foshnjës”.