Fëmija gërhet në gjumë? Çojeni menjëherë tek mjeku

Ju ka ndodhur të dëgjoni fëmijën natën duke gërrhitur? Duhet të veproni menjëherë.

Një studim i kryer në Britani të Madhe në më shumë se 11.000 foshjnje që nga muaji i gjashtë i jetës ka treguar se fëmijët të cilët gërhasin ose kanë vështirësi tjera me frymëmarrje gjatë gjumit, janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të lartë nga zhvillimi i çrregullimeve në sjellje në moshën prej shtatë vjetësh.

Çrregullimet në sjellje që mund të shfaqen sidomos për shkak të lodhjes nga pagjumësia apo gjumi i keq janë:

Çrregullimi i vëmendjes me hiperaktivitetin (ADHD),

Problemet emocionale (ankthi,depresioni, agresiviteti )

Po ashtu duhet të theksohet që çrregullimet e frymëmarrjes gjatë gjumit mund të ndikojnë edhe në furnizimin e trurit me oksigjen dhe grumbullimin e dioksidit të karbonit, çka te fëmijët mund të shkaktojë pasoja afatgjate, pasi kjo është periudhë kritike në zhvillimin e trurit.
Prandaj prindërit duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje gjumit të fëmijës dhe nëse vërejnë vështirësi të caktuara duhet të këshillohen menjëherë me mjekun.

Share With:
Translate »
947 Views