Ndaloni së masazhuari bebet, po rrezikoni shëndetin e tyre!

Trendi më i fundit për bebet është masazhimi i tyre me vajra në kushte shtëpie apo edhe në qendra të specializuara. Ne kënaqemi teksa i shohim ato nëpër video të ndryshme virale duke u relaksuar dhe buzëqeshur. Por sot do të zbulojmë një sekret që madh që nuk e kemi ditur lidhur me masazhimin e bebeve. Sipas një studimi nga Universiteti i Manchester-it vaji i vë në rrezik lëkurën e bebit dhe shëndetin e tij. Sipas mjekëve, kjo mund të sjellë dëme të mëdha dhe të pandreqshme në lëkurën e bebeve tuaja. Pavarësisht se vaji i ullirit dhe disa lloje të tjera të vajrave bimorë përdoren gjërësisht dhe në masë për faktin se janë natyralë, ekspertët këshillojnë prindërit të mos përdorin asnjë lloj produkti të kësaj natyre për masazhin e lëkurës së bebeve, pasi vendosin në rrezik shëndetin e tyre. Daily Mail shkruan se lëkura e fëmijëve mund të dëmtohet rëndë, deri edhe në krijimin e ekzemave.

Share With:
Translate »
856 Views