Fëmija ngec tek kangjellat e ballkonit në 40 metra lartësi
Një vajzë 4 vjeçare në Kinë mbeti e varur në kangjellat e ballkonit vetëm me kokën e saj, duke qëndruar lirshëm në 40 metra lartësi. Për fat të mirë, një burrë ka ndërhyrë duke e shpëtuar vajzën, pavarësisht se jeta e tij rrezikohej. Incidenti ndodhi në qytetin Fuzhou të Fujianit, ndërsa fqinji që ndërhyri për ta shpëtuar mori lavdërime të shumta në internet. “Shumë faleminderit për xhaxhain trim që ndryshoi rezultatin e këtij incidenti!”, shkroi dikush. Sum Leung shkroi: “Ai bëri një vepër të mirë, ai do të marrë një shpërblim të mirë”.