Fotoja e parë publike me fëmijët kthehet në shqetësim serioz për Ashton Kutcher

Gjashtë muaj pas lindjes së djalit, familja Kutcher-Kunis shfaqet për herë të parë në publik me dy fëmijët. Çifti i aktorëve është fotografuar së bashku me vajzën dhe djalin, teksa ishin duke ndjekur një garë zhytjeje në Budapest, ku Mila po xhiron komedinë The Spy Who Dumped Me. Mila mbante vajzën, Wyatt, 2 vjeçe, ndërsa Ashton, djalin 6 muajsh, Dimitri. Të dy fëmijët janë shumë të bukur, me fytyrë të rrumbullakët, flokë të kafejtë dhe sy blu, por duket sikur publikimi i fotove ka trishtuar dhe alarmuar prindërit, të cilët kanë vendosur t’i mbajnë si jetën private dhe fëmijët larg medias. Ashton Kutcher, i cili është bashkëthemelues i një organizate për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve online, Thorn, ka bërë një thirrje në Twitter për të mos publikuar foto të fëmijëve të tyre. “Unë vazhdoj të kërkoj me mirësjellje, ju lutem mos postoni dhe publikoni foto të fëmijëve tanë. Ata nuk e kanë zgjedhur jetën në sytë e publikut. Po, ne i morëm në një vend publik, ne na pëlqen ta ndajmë jetën me fëmijët, jo, kjo nuk do të thotë që ne jemi dakord me publikimin e fotove të tyre”, shkruan ai në Twitter. “Ju lutem”, shton një tweet tjetër pak më pas. Në Amerikë, mediat më të respektueshme janë pjesë e “No Kids Policy” që nuk lejon publikimin e fotove të fëmijëve të personave të njohur, për sa kohë prindi i famshëm e nxjerr fëmijën enkas për ta fotografuar, siç është marrja pjesë në eventet me tapet të kuq, apo publikimi i fotove në Instagramin e tij publik.  Kjo praktikë ka pasur mbështetje në vitin 2014 dhe që atëherë është praktikuar nga shumë botime të mediave të mëdha.

Share With:
Translate »
828 Views