Fëmijë e të rritur, gishtat në hundë janë rrezik serioz!

Sipas dr. Erich Voigt, vendosja e gishtave në hundë nuk është vetëm një zakon i keq, por edhe i rrezikshëm.Gjatë një interviste Dr.Voigt ka shpjeguar se si mikrobet në hundë, si Staphylococcus aureus (një bakter që qëndron në fillim të hundës) mund të shkaktojnë gërryerje, gjakderdhje dhe irritim të hundës.

Në varësi edhe të gjërave që keni prekur me duart tuaja, gjendja mund të bëhet edhe më shumë serioze.Ky veprim është sidomos i rrezikshëm për fëmijët, sepse ata kanë më shpesh gjakderdhje në hundë.

“Tek pjesa e hundës ka më shumë furnizim të gjakut – në fillim të hundës janë të vendosur pesë arterie. Gjatë kruajtjes së hundës mund të çahet ndonjë nga këto arterie dhe të shkaktohet gjakderdhje”, shpjegon ai.

Share With:
Translate »
733 Views