Fëmijët amerikanë të shtruar në spital me COVID-19 në shifra gati rekord

Rritja e nxitur nga Omicroni që po i dërgon rastet e COVID-19 në rritje në SHBA, po i vendos fëmijët në spital në një numër gati rekord dhe ekspertët ankohen që shumica e të rinjve nuk janë të vaksinuar.

“Është kaq zemërthyese,” tha Dr. Paul Offit, ekspert i sëmundjeve infektive në Spitalin e Pediatrisë së Filadelfias. “Ishte mjaft e vështirë vitin e kaluar, por tani ju e dini se keni një mënyrë për ta parandaluar gjithë këtë”.

Gjatë javës së 21-27 dhjetorit, mesatarisht 334 fëmijë nën 17 vjeç, pranoheshin në ditë në spitale me koronavirus, një rritje prej 58% nga një javë më parë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, përcjell Gazeta Shneta.

Kulmi i mëparshëm gjatë rrjedhës së pandemisë ishte në fillim të shtatorit, kur shtrimet e fëmijëve në spital ishin mesatarisht 342 në ditë, tha CDC.

Dy muaj pasi u miratuan vaksinat për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, rreth 14% janë plotësisht të mbrojtur, tregojnë të dhënat e CDC. Shkalla është më e lartë për moshat 12 deri në 17 vjeç, rreth 53%.

Në Kaliforni, 80 fëmijë të infektuar me COVID-19 u pranuan në spital gjatë javës 20-26 dhjetor, krahasuar me 50 në javën e fundit të nëntorit, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Seattle Children’s raportoi gjithashtu një rritje të numrit të fëmijëve të pranuar gjatë javës së kaluar. Dhe ndërsa ata janë më pak të sëmurë se ata të shtruar në spital gjatë verës, Dr. John McGuire paralajmëroi se është herët në valën e Omicronit dhe efekti i plotë do të bëhet i dukshëm gjatë disa javëve të ardhshme.

Autoritetet shëndetësore të Nju Jorkut kanë dhënë alarmin gjithashtu.

Numri i fëmijëve të shtruar në spital në qytetin e Nju Jorkut me COVID-19 shkoi nga 22 në 109 midis 5 dhjetorit dhe 24 dhjetorit.

Share With:
Translate »
262 Views