Fëmijët dhe gruaja e Pëllumb Metës dërgohen në poligon: Të gjithë dinë të përdorin armë
Prokuroria e Durrësit ka kryer eksperiment hetimor lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se të tre fëmijët e tij, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta si dhe bashkëshortja e të ndjerit, Blerina, janë dërguar në një poligon.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se nga eksperimenti hetimor i prokurorisë është provuar se të tre fëmijët dhe gruaja e Metës dinin që të përdorin armë.
Ky eksperiment hetimor është ndërmarrë për të përcaktuar se cili prej tyre qëlloi me 4 plumba në drejtim të Pëllumb Metës për shkak të dëshmive kontradiktore që kanë dhënë fëmijët gjatë hetimeve paraprake.
Policia po verifikon gjithashtu edhe rolin e bashkëshortes së viktimës, e cila është me detyrim paraqitje dhe po hetohet në gjendje të lirë, kurse 3 fëmijët; Hyseni, Hygerta dhe Amarildo Meta janë nën masë sigurie arrest në burg për vrasjen e babait.