Të bllokuar prej dy javësh në shpellë, djemtë u dërgojnë letër prekëse prindërve: Mos u shqetësoni, ne…

Djemtë që kanë mbetur të bllokuar prej 2 javësh, në një shpellë në Tailandë, më në fund kanë arritur të komunikojnë me prindërit. “Mos u shqetësoni, jemi të gjithë të fortë”, shkruajnë ata, në letrat e dërguara, ku përvecse u japin forcë familjeve, kërkojnë edhe ushqime.

Edhe trajneri i djemve u është drejtuar familjeve të tyre, me fjalët: “Të dashur prindër, tani të gjithë ata janë mirë. Ekipi i shpëtimit po na trajton shumë mirë. Sinqerisht ju kërkoj falje të gjithëve. Ju premtoj se do t’i trajtoj fëmijët tuaj sa më mirë të mundem. Faleminderit për ndihmën tuaj”.

Trajneri 25-vjeçar po shoqëronte 12 futbollistët e rinj në një ekspeditë në një prej shpellave, ku edhe mbetën të bllokuar për shkak të rrjedhës së ujit, më datë 23 qershor.

Grupi u gjet në fillim të kësaj jave, nga zhytësit britanikë dhe po qëndrojnë mbi një shkëmb rreth 4 km larg grykës së shpellës. Minutë pas minutei, rriten shqetësimet për gjendjen shëndetësore të fëmijëve, pasi niveli i oksigjenit në këtë dhomë ka rënë në 15%, nga 21% që duhet të jetë niveli normal.

Situata pritet të rëndohet. Ushtria dhe ekipet e shpëtimit po hartojnë një plan të ri shpëtimi, pasi të dielën janë parashikuar shira të rrëmbyer, që rrisin kërcënimet për përmbytje brenda në shpellë.

Share With:
Translate »
700 Views